Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
“Të zhgënjyer nga një sezon që u mbyll pa trofe, kjo finale ishte pasqyrë e një sezoni të vështirë”
👁10020
Manchester City zhgënjeu në finalen e FA Cup, ku u mund 1-0 nga Crystal Palace. Mesfushori Bernardo Silva u shpreh se ishte i zhgënjyer nga ky rezultat dhe fakti që skuadra e mbylli sezonin pa trofe. “Ishte një zhgënjim i madh për ne. E dinim se do të përballeshim me një ekip të fortë. Ata mbrojnë shumë thellë dhe janë shumë të durueshëm, duke pritur momentin e duhur për të kundërsulmuar”, tha Silva. Portugezi pranoi një ngërç në sulm: “Na mungonte cilësia për të përfunduar me sukses lëvizjet sulmuese. Patëm 3-4 raste, humbëm edhe një penallti, por ky është futbolli,...