Të shtëna ndaj një polici në Britani, arrestohen katër të dyshuar

Të shtëna ndaj një polici në Britani, arrestohen katër të dyshuar

Policia britanike ka arrestuar katër persona në lidhje me të shtënat me armë zjarri ndaj një efektivi policie në Nottingham, ngjarje e regjistruar të dielën në mbrëmje. Sipas Policisë së Nottinghamshire, oficeri mbeti i plagosur pasi u qëllua në zonën Angel Row dhe aktualisht ndodhet i shtruar në spital, në gjendje të qëndrueshme. Nga hetimet paraprake bëhet me dije se efektivi iu ishte afruar dy personave të dyshuar në një stacion autobusi, kur ndodhën të shtënat. Tre persona, dy gra 27 dhe 25 vjeçe dhe një burrë 24-vjeçar, u arrestuan të dielën në mbrëmje, pasi policia ndaloi një automjet në zonën Radford të qytetit. Gruaja 27-vjeçare dyshohet për shkaktim të qëllimshëm të lëndimeve të rënda trupore dhe për posedim të një arme zjarri me qëllim...