Të shtëna me armë zjarri te ‘Komuna e Parisit’, plagoset me armë zjarri një 28-vjeçar (EMRI)

Të shtëna me armë zjarri te ‘Komuna e Parisit’, plagoset me armë zjarri një 28-vjeçar (EMRI)

Një person është plagosur me armë zjarri gjatë natës. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Komunës së Parisit në kryeqytet. Sipas mediave informative, i plagosur ka mbetur Kristian Kaçorri 28 vjeç, i cili ka marrë një plumb në kofshë, pa pasoja të rënda për jetën. Ngjarja ka ndodhur në një kioskë tek “Lulishtja” në Komunë të Parisit. Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes. I plagosuri është dërguar në Spitalin e Traumës, ndërsa policia dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e rrethanave te ngjarjes.
Burimi: Javanews.al