Të shtëna me armë zjarri në Sarandë/ Forca të shumta policie në vendngjarje, një ish-polic i plagosur (Emri)

Të shtëna me armë zjarri në Sarandë/ Forca të shumta policie në vendngjarje, një ish-polic i plagosur (Emri)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sërish në qytetin e Sarandës. Përsëri të shtëna me armë zjarri. Kësaj here në lagjen nr.4 të qytetit. Ngjarja ndodhi këtë mbrëmje në rrugën “Mitat Hoxha”. Mësohet se një person ka mbetur i plagosur. Forca të shumta policie ndodhen në vendin e ngjarjes. I plagosuri është transportuar drejt Spitalit të Sarandës. Sipas burimeve, i plagosuri është Adil Veli. Mosha e tij është 54 vjeç. Mësohet se ai ka qenë më parë efektiv policie. Ende nuk dihen motivet e kësaj ngjarjeje.
Burimi: Sot.com.al