Të shtëna me armë zjarri në një lokal të Athinës, plagoset 10-vjeçarja shqiptare
Të shtëna me armë zjarri u regjistruan pak pas mesnatës së të premtes në drejtim të një kafeneje në zonën e Agios Panteleimonas, në Athinë, duke lënë të plagosur një vajzë 10-vjeçare me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ndodhi rreth orës 23:50, në rrugën Agorakritou 32. Persona ende të paidentifikuar, të cilët lëviznin me një automjet, kaluan pranë kafenesë “Amora” dhe qëlluan me armë zjarri në drejtim të fasadës së lokalit. Si pasojë e të shtënave, 10-vjeçarja, vajza e pronarit të kafenesë, u plagos në këmbën e majtë, në pjesën e pulpës. E mitura u transportua menjëherë në Spitalin e Fëmijëve nga nëna e saj. Sipas të dhënave të para, në automjet ndodheshin katër persona, të cilët qëlluan me armë nga brenda makinës dhe...
Burimi:
gijotina.com