Të shtëna me armë zjarri në Kamëz, vriten dy persona
Të shtëna me armë zjarri në Kamëz, dyshohet për dy të vdekur. Mësohet se dy viktimat janë vëllezër, ku njëri prej tyre ka humbur jetën në vendngjarje, ndërsa tjetri rrugës për në spital ka ndërruar jetë. Konflikti ka ndodhur për motive të dobëta, ndërsa autori i vrasjes së dyfishtë është arrestuar.
Burimi:
kohajone.com