Të shtëna me armë zjarri në Bunec të Vlorës, arrestohet 53-vjeçari

Të shtëna me armë zjarri në Bunec të Vlorës, arrestohet 53-vjeçari

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” të DVP Tiranë, menjëherë pas marrjes së njoftimit se në fshatin Bunec, ishte qëlluar me armë zjarri, organizuan punën dhe finalizuan operacionin e koduar “Bunec”. Si rezultat i operacionit, u arrestua në flagrancë shtetasi F. L., 53 vjeç, banues në fshatin Bunec. Nga veprimet hetimore dyshohet se 53-vjeçari, pas një konflikti për motive të dobëta me shtetasin M. D., ka qëlluar me armë zjarri pistoletë, në ajër. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan arma e zjarrit pistoletë dhe krehri i saj me fishekë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Vlorës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”,...