Të shtëna me armë në Korçë, plagoset një person

Të shtëna me armë në Korçë, plagoset një person

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pak më parë në qytetin e Korçës, ku për pasojë ka mbetur i plagosur një person. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në unazën e qytetit, ndërsa rrethanat e incidentit mbeten ende të paqarta. Personi i dëmtuar me iniciale Dh.Sh është dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Korçës, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve duke marrë mjekimin e nevojshëm. Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e Policisë së Shtetit, të cilat kanë rrethuar zonën dhe kanë ngritur pika kontrolli. Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të dinamikës së ngjarjes. Autori është identifikuar, po punohet për kapjen e tij.