Të rinj mos u plakni në gjashtë muaj protestë! Kjo betejë ka nevojë për të gjithë
Nga Basir Çollaku Të rinj mos u plakni në gjashtë muaj protestë.Protesta nuk ndan pushtet. Nuk merr vendime. Nuk është një aktivitet privat. Nuk është fasoneri. Nuk është rast për të bërë foto e video rrjetesh sociale. Nuk është post. Nuk është betejë për tua hequr Shqipërinë nga duart të këqinjve të.sotëm, e për ta coptuar e rrënuar njësoj si ata nesër. Kjo është luftë. Është zemërim i drejtë. Që rikthen çdo të drejtë. Ka protestues shumë që nuk e marrin me mend rrezikshmërinë e Edi Ramës. Thjesht thonë është i korruptuar duhet të ikë. Po. Patjetër. Është rrezik kombëtar. Ka në shesh që nuk e duan Berishën. E drejtë e tyre. Revolta nuk është akt dashurie. Mos presim se hallin shqiptar me Edi Ramën do na e zgjidhin ndërkombëtarët....
Burimi:
syri.net