Të premten shorti i çerekfinaleve të Nations League, goglat e Euro 2028 më 6 dhjetor

Të premten shorti i çerekfinaleve të Nations League, goglat e Euro 2028 më 6 dhjetor

Me kualifikimin sensacional të Norvegjisë me përmbysje kundër Danimarkës 2-3, lista e çerekfinalistëve të Ligës së Kombeve është kompletuar. Ndeshja e parë është planifikuar për 25-27 mars 2027, ndërsa ndeshja e kthimit midis 28-30 marsit. Katër fituesit do të avancojnë në finale midis 9-13 qershorit 2027. Vazoja e parë në shortin e planifikuar për të premten 20 nëntor në Nion (Zvicër) do të përbëhet nga ekipet e renditura në krye të grupeve të tyre të Ligës A, të cilat do të përballen me vendet e dyta. Fasho 1: Franca, Gjermania, Anglia, Portugalia Fasho 2: Belgjika, Spanja, Holanda, Norvegjia Ndërkaq me 6 dhjetor në Belfast (Irlandë e Veriut) do të hidhet shorti i fushatës kualifikuese të Euro 2028. Tashmë të 54 kombëtaret janë pozicionuar në vazo...