Vasseur: Në Las Vegas mund të vuajmë sërish me gomat për shkak të temperaturave të ulta
Ferrari hyn në serinë e fundit prej tri garash radhazi të kampionatit 2026, pas një fundjave jashtëzakonisht të vështirë në Interlagos. Në Brazil, makinat SF-26 nuk arritën kurrë të shfaqnin potencialin e tyre të vërtetë. Fakti që temperaturat e ulëta u kthyen në problem, ashtu siç ka ndodhur gjatë gjithë sezonit, nuk krijon shumë optimizëm edhe për garën në Las Vegas. Në pistën urbane të qytetit, temperaturat do të jenë tejet të ulëta, gjë që e bën të vështirë sjelljen e gomave në intervalin e tyre optimal të funksionimit. Për më tepër, pista përmban segmente të gjata të drejta, çka mund të përbëjë një sfidë shtesë për makinat Ferrari. Shefi i “kokëkuqes”, Frederic Vasseur, e përshkroi kështu fundjavën e ardhshme: “Çmimi i Madh i Las...
Burimi:
telesport.al