Hutchinson: Milan mund ta fitojë titullin, ëndrra ime është të qëndroj sa më gjatë këtu
“Mund ta fitojmë titullin kampion në Serie A“. Omari Hutchinson e thotë këtë pa hezitim: “I kemi lojtarët, kemi një skuadër të mirë dhe, edhe pse në momente të caktuara na mungojnë ende disa liderë, besoj se pikërisht për këtë po punojmë,” tha mesfushori sulmues anglez i Milan. Më tej, ai deklaroi: “Mendoj se trajnerët dhe stafi teknik po na udhëzojnë shumë mirë. Sapo të gjitha mekanizmat të funksionojnë në mënyrë të përkryer, do të arrijmë gjëra të mëdha.” Lojtari, i cili mbërriti gjatë merkatos së verës nga Nottingham Forest dhe deri më tani ka regjistruar shtatë paraqitje në kampionat dhe katër paraqitje në Europa League shpreson të nënshkruajë përfundimisht me klubin në fund të sezonit. “Kjo është ëndrra ime. E shoh veten duke luajtur...
Burimi:
telesport.al