Të përfituara nga veprimatri kriminale? Lambo, Range Rover dhe Audi-Policia ‘në sitë’ makinat luksoze

Të përfituara nga veprimatri kriminale? Lambo, Range Rover dhe Audi-Policia ‘në sitë’ makinat luksoze

PAMJET NGA KONTROLLET TIRANË- Njoftimi i policisë: Kontrolle të përqendruara ndaj automjeteve luksoze, në fokus verifikimi i origjinës dhe burimit të pasurisë. Strukturat e Policisë së Tiranës kanë intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze, me qëllim evidentimin dhe verifikimin e mjeteve që dyshohet se mund të jenë përfituar nga veprimtaria kriminale, si dhe parandalimin e trafikimit të tyre. Në kuadër të këtyre kontrolleve, strukturat për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Operacionale”, Forcën e Posaçme “Shqiponja” dhe Policinë Rrugore, kanë kontrolluar dhjetëra automjete luksoze në kryeqytet. Kontrollet janë kryer nëpërmjet një aparature të posaçme, e cila mundëson kontrollin dhe verifikimin e të dhënave identifikuese të automjetit. Pas verifikimit në sistem, për automjetet e evidentuara janë kryer kontrolle të mëtejshme lidhur...