No Image Available

Nafta dhe benzina më shtrenjtë, Bordi publikon tarifat e reja

Bordi i Transparencës ka vendosur rritjen e çmimeve të karburanteve në Shqipëri. Sipas vendimit të publikuar më 12 nëntor 2026, nafta do të shitet me jo më shumë se 210 lekë për litër, duke pësuar një rritje prej 5 lekësh krahasuar me çmimin e mëparshëm prej 205 lekësh. Edhe benzina ka pësuar një rritje, por më të vogël. Nga 164 lekë që tregtohej më parë, çmimi maksimal i saj është caktuar në 165 lekë për litër. Ndërkohë, çmimi i gazit për automjete mbetet në 71 lekë për litër. Vendimi i ri hyn në fuqi nga ora 18:30 e datës 12 nëntor. Sipas përcaktimeve të Bordit, çmimi i shitjes me shumicë për naftën është vendosur në jo më shumë se 198 lekë për litër, ndërsa për...