“Të motivuar nga fitorja në Conference League, përballemi me kampionët e rinj dhe duam një vend në Champions”

“Të motivuar nga fitorja në Conference League, përballemi me kampionët e rinj dhe duam një vend në Champions”

Enzo Maresca është një hap larg udhëheqjes së Chelsea drejt finales së Conference League. Fitorja 4-1 në Djurgarden konfirmon dominimin e “bluve”, të cilët tani mund ta presin me besim ndeshjen e kthimit në Londër. “Ishte një mbrëmje perfekte, një gjysmëfinale e rëndësishme dhe një rezultat i shkëlqyer. Tani duhet të qëndrojmë të përqendruar në ndeshjen e kthimit”, shpjegoi trajneri Maresca për “TNT Sports”. “70 minutat e para ishin të mira, pastaj në 20 minutat e fundit ngadalësuam pak. Por nuk mund të lejojmë që të dorëzohemi, nuk mund të relaksohemi, përndryshe bëhet e komplikuar. Bëmë një ndeshje të mirë”,...
Burimi: Telesport.al