Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Të mësosh hilet para rregullave
Nga Skënder Minxhozi/ Kjo është pikërisht kjo që po shohim të konsumohet këto orë mes dy prej figurave të reja që hynë në fushatën e 11 majit me synime të deklaruara për të prodhuar një revolucion politik. Në vend të revolucionit në fakt po prodhojnë zhgënjim tek mijërat që i votuan, ose shpoti e nënqeshje ironike tek ata që nuk u besuan votën. Përplasja Lapaj-Shabani nuk është një konflikt parimesh, por fryt i skemave e taktikave hileqare që ata sollën në fushatën elektorale, me shpresën se do të zbutnin apo devijonin efektet e kodit zgjedhor. Të një kodi të padrejtë për të vegjëlit, duhet pranuar. Dhe sapo hilet që aplikuan krijuan sherre të brendshme lidhur me mandatin parlamentar që morën, partneriteti shpërtheu, miqësia politike...