Të lidhur dhe të shtrirë në dysheme, reagon Policia: Nuk janë në ambientet e komisariatit

Të lidhur dhe të shtrirë në dysheme, reagon Policia: Nuk janë në ambientet e komisariatit

Policia e Shtetit ka reaguar pas pamjeve të publikuara në rrjetet sociale, ku pretendohet se protestuesit e arrestuar shihen të shtrirë përtokë në ambientet e komisariatit. Policia sqaron se personat nuk ndodheshin në komisariat, por në ambientet e një institucioni shtetëror, ku u kapën në flagrancë teksa tentonin të hynin dhe po sulmonin punonjësit e Policisë. Sipas Policisë, pamjet tregojnë momentet e para të neutralizimit të tyre. Policia bën me dije se, pas këtij momenti, personat janë shoqëruar në komisariat. “Në lidhje me një video të publikuar në rrjetet sociale, Policia e Tiranës sqaron opinionin publik se: Personat e shfaqur në videon e publikuar në media nuk janë në dhomat e shoqërimit në komisariate apo në dhomat e bllokut të sigurisë, por janë në momentin...