Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Te Juventusi ndizet alarmi, Tudor: Vetëm skemat nuk mjaftojnë, fitohet me gjëra të tjera
👁7601
Juventusi ka një problem mental, si në kuptimin e përqendrimit dhe menaxhimit të momenteve të ndeshjes, ashtu edhe në lidhje me golat e pësuar. Humbja e papritur ndaj Parmës, që e vështirëson jashtëzakonisht garën për në Champions League, nxori në pah dobësitë e skuadrës bardhezi, e cila ka pësuar golin e 10-të me kokë në këtë kampionat, ndërsa ka realizuar vetëm 3 gola të tillë, vetëm një më shumë se Monza dhe Verona, që janë në fund të kësaj renditjeje të veçantë. “Skemat, sistemet dhe kombinimet nuk mjaftojnë. Duhen edhe ato, por fitohet me gjëra të tjera”, – ka deklaruar...