Të huajt në Vlorë. Shifrat gjithmonë e në rritje, mungon fuqia punëtore vendase (VIDEO)
Gjatë muajve të sezonit turistik në Vlorë nuk gjen vetëm turistë të huaj, por edhe punonjësit janë nga vende të ndryshme shumë larg Shqipërisë. Mijëra të rinj nga India, Filipinet, Egjipti etj., qëndrojnë me muaj të tërë në qytetin bregdetar ku punojnë kryesisht në sektorin e shërbimit. Ardhja e tyre në Shqipëri bëhet kryesisht me agjenci. Rekrutuesja Lufta Khatun shprehet: “Ne kemi agjensitë tona në Indi apo Dubai por edhe në vende të tjera. Në këto agjensi sigurisht që kemi një staf aty, që bëjnë punësimet e personave që janë të interesuar. Pasi bëjnë intervistën, ne zgjedhim mundësinë më të mirë. Kur ata pranojnë kushtet e punës, kryejnë dhe një intervistë me pronarin. Pasi janë të gjitha palët dakort, ne prezantojmë tek ata kontratën e...
Burimi:
argjiroja.net