Të huaj të përfshirë në protestat në Tiranë, Nura ngre alarmin: Ka një skenar të organizuar, të zbulohet kush qëndron pas tyre

Të huaj të përfshirë në protestat në Tiranë, Nura ngre alarmin: Ka një skenar të organizuar, të zbulohet kush qëndron pas tyre

Analisti Artur Nura foli në “News Line” në ABC News për ndalimin e shtetasve të huaj në Tiranë, pas episodeve të dhunës gjatë protestës. Nura tha se keqinformimi nxit këta persona të ushtrojnë dhunë. Ai shtoi se prania e tyre në protesta lidhet, sipas tij, me akte shkatërrimi dhe organizim të qëllimshëm. Anlisti përmendi gjithashtu dëmtimin e bankave, semaforëve dhe Gjykatës së Lartë gjatë protestave në Shqipëri, duke argumentuar se këto akte, sipas tij, ngrenë dyshime për një skenar të organizuar. “Janë të keqpërdorur nga instrumente radikalë të së majtës, antifa unë e kam trajtuar. Ne sjellim raste, janë dy të ndaluara njëra është nga Spanja, i sotmi ishte nga Gjermania. Edhe qeveria ka filluar të bëjë transparentë që janë stadin e negociatave. Problemi është...