“Të heqim dorë nga dietat dhe shpenzimet telefonike, marrim 3 milionë euro në vit”- Leskaj propozon amendamentin, Kuvendi e rrëzon!
Deputeti i Partisë Demokratike, Bujar Leskaj, propozoi në Kuvend uljen me 20% të shpenzimeve operative në buxhetin e vitit 2027, duke kërkuar që kursimi të nisë nga vetë deputetët, përmes heqjes dorë nga dietat dhe përfitimet telefonike. Gjatë fjalës së tij në seancën plenare, Leskaj argumentoi se këto shpenzime janë të tepërta dhe se institucionet duhet të reflektojnë një filozofi të re në përdorimin e fondeve publike. Në mbështetje të propozimit të tij, deputeti iu referua edhe dekalogut moral të Midhat Frashërit, duke bërë thirrje për solidaritet dhe përgjegjësi në përdorimin e parave publike. “I madhi Midhat Frashëri ka përcjellë për shqiptarët dy dekalogë, atë politik dhe atë moral. Nëse dekalogu politik ka kontradiktë, ai moral i tij pranohet nga të gjithë shqiptarët, pavarësisht nga...
Burimi:
javanews.al