LAJMET E FUNDIT
  1. Përplasje e trefishtë në autostradën “Ibrahim Rugova”, 7 të plagosur

    Përplasje e trefishtë në autostradën “Ibrahim Rugova”, 7 të plagosur

    Një aksident rrugor është regjistruar në autostradën “Ibrahim Rugova”, në drejtim të pikës kufitare me Shqipërinë, ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, shtatë persona kanë mbetur të plagosur. Të lënduarit kanë marrë ndihmën e parë në vendngjarje nga ekipet e emergjencës dhe më pas janë transportuar në spital për trajtim të specializuar […]

  2. Mitsotakis përgëzon Christopher Nolanin për suksesin e “Odiseas”: Filmi sjell trashëgiminë greke në ekranin botëror

    Mitsotakis përgëzon Christopher Nolanin për suksesin e “Odiseas”: Filmi sjell trashëgiminë greke në ekranin botëror

    Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, ka zhvilluar këtë javë një bisedë me regjisorin britanik Christopher Nolan, duke e përgëzuar për suksesin e adaptimit të tij kinematografik të poemës epike të Homerit, “Odisea”. Gjatë video-thirrjes, Mitsotakis e falënderoi Nolanin për sjelljen e veprës homerike në ekranin e madh dhe për kontributin që filmi po jep në […]

  3. Pickimet, pikënisja e një infeksioni nëse neglizhohen, mjekët: Kërkoni ndihmë në kohë

    Pickimet, pikënisja e një infeksioni nëse neglizhohen, mjekët: Kërkoni ndihmë në kohë

    Pickimi nga insektet apo peshqit në det mund të jetë vetëm pikënisja e një infeksioni të rëndë nëse neglizhohet dhe nuk trajtohet në kohë. Mjekja pediatre Sonila Brati thotë se gjatë vizitave ditore gjatë kësaj periudhe ndjek edhe raste të pickimeve te fëmijë të vegjël. “Ndonjëherë mund të kenë goxha probleme nga pickimet. Pra, kemi […]

  4. Rritet sërish çmimi i naftës, qytetarët në Korçë kërkojnë më shumë kontroll mbi tregun

    Rritet sërish çmimi i naftës, qytetarët në Korçë kërkojnë më shumë kontroll mbi tregun

    Çmimi i naftës në pikat e karburanteve në vend ka shënuar një tjetër rritje, duke arritur në rreth 214 lekë për litër, nga 206 lekë për litër që ishte më parë. Rritja vjen në një kohë kur Bordi i Transparencës nuk është më funksional, pasi është shpërbërë, duke lënë përcaktimin e çmimeve në dorë të […]

  5. Fation Duro kundër propozimit të PS-së për shkrirjen e bashkisë Patos: Renditemi më lart se Fieri në performancë

    Fation Duro kundër propozimit të PS-së për shkrirjen e bashkisë Patos: Renditemi më lart se Fieri në performancë

    Bashkia Patos dhe Fation Duro PATOS- Kryebashkiaku i Patosit, Fation Duro, ka reaguar lidhur me propozimin e Partisë Socialiste për Reformën Territoriale, ku parashikohet që Bashkia Patos të shkrihet me Bashkinë Fier. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Duro ka kundërshtuar këtë propozim, duke theksuar se Patosi nuk është një bashki me performancë të dobët. […]

  6. Aksident i rëndë në Kosovë pranë kufirit me Shqipërinë, 7 të plagosur

    Aksident i rëndë në Kosovë pranë kufirit me Shqipërinë, 7 të plagosur

    Shtatë persona kanë mbetur të lënduar pas një aksidenti rrugor të regjistruar në autostradën “Ibrahim Rugova”, në drejtim të pikës kufitare me Shqipërinë. Sipas Policisë së Kosovës, në përplasjen rrugore janë përfshirë tre automjete, ndërsa personat e lënduar janë transportuar për të marrë ndihmë mjekësore. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi, ka bërë të […]

  7. “Këtu halet, këtu ambulanca, këtu elektriku”/ Korreshi publikon denoncimin e radhës nga Divjaka

    “Këtu halet, këtu ambulanca, këtu elektriku”/ Korreshi publikon denoncimin e radhës nga Divjaka

    Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi ka publikuar në rrjetet e tij sociale një video-denoncim nga Divjaka. Në videon e publikuar, shihet se një qendër shëndetësore në zonë ku pranë ndodhet dhe një shtyllë elektrike e tensionit të lartë, ështëq mbuluar nga ferrat dhe mbeturinat. Korreshi shprehet se me këtë situatë nuk hyhet dot në […]

  8. Banorët e Maliqit kundër Reformës Territoriale: Jo bashkim me Korçën! Ne, kurban i politikës

    Banorët e Maliqit kundër Reformës Territoriale: Jo bashkim me Korçën! Ne, kurban i politikës

    Me 81 fshatra dhe 7 njësi administrative bashkia e Maliqit pritet që t’i bashkohet bashkisë së Korçës sipas propozimit të maxhorancës për reformën administrativo-territoriale. Bashkia, që numëron rreth 31 mijë banorë, është e treta nga madhësia në qarkun juglindor dhe ndër më të mëdhatë që preket nga harta territoriale. Fshati më i largët malor në […]

  9. Reforma Territoriale/ Propozohet shkrirja me Fierin, kryebashkiaku i Patosit kundërshton: Renditemi të 10-tët në…

    Reforma Territoriale/ Propozohet shkrirja me Fierin, kryebashkiaku i Patosit kundërshton: Renditemi të 10-tët në…

    Kryetari i Bashkisë Patos, Fation Duro, ka reaguar ashpër ndaj propozimit për bashkimin e Bashkisë Patos me Bashkinë Fier, duke argumentuar se të dhënat zyrtare nuk e mbështesin një vendim të tillë. Sipas Duros, raporti përfundimtar i Komisionit nuk e klasifikon Patosin si një bashki me performancë të dobët. Përkundrazi, ai thekson se Patosi renditet […]

  10. FOTOLAJM/ Si duket kështjella e Ermal Beqirit 2.6 mln euro në Francë! Pas arrestimit SPAK kërkoi sekuestrim të pasurive

    FOTOLAJM/ Si duket kështjella e Ermal Beqirit 2.6 mln euro në Francë! Pas arrestimit SPAK kërkoi sekuestrim të pasurive

    SPAK në njoftimin zyrtar mbi arrestimin e biznesmenit Ermal Beqiri në Francë, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për aferën e AKSHI-t, ka zbardhur edhe pasuritë me vlerë miliona euro, nga llogaritë bankare te pasuritë e paluajtshme që ai disponon në shtetin francez ku dhe u arrestua. Ermal Beqiri rezulton me pasuri me vlerë miliona euro. […]

  11. Kristjan Asllani është pranë kalimit në Premier League, por Interi vendos një kusht për shqiptarin

    Kristjan Asllani është pranë kalimit në Premier League, por Interi vendos një kusht për shqiptarin

    Kristjan Asllani është pranë kalimit në Premier League. Mesfushori shqiptar nuk vlerësohet aspak nga zikaltërit që këtë herë shkuan larg me lojtarin e Kombëtares tonë, teksa vendosën që ta lënë atë edhe jashtë miqësoreve përgatitore për sezonin e ri. Një sinjal i qartë ky për Asllanin që duhet të largohet sa më shpejt pasi nuk […]

  12. Fluksi i lartë në kufijtë Kroaci-Mali i Zi, MEPJ: Po punojmë për të lehtësuar kalimin e shqiptarëve

    Fluksi i lartë në kufijtë Kroaci-Mali i Zi, MEPJ: Po punojmë për të lehtësuar kalimin e shqiptarëve

    Rritja e ndjeshme e mobilitetit në rajon dhe flukset gjithnjë e më të mëdha të udhëtarëve që udhëtojnë drejt Shqipërisë me rrugë tokësore gjatë sezonit turistik shoqërohen, në periudhat e pikut, me pritje të gjata në pikat kufitare ndërmjet Kroacisë dhe Malit të Zi. Ky është një fenomen që, për shkak të volumit shumë të […]

  13. Flakët arrijnë pranë Athinës në Greqi, digjen pyje e banesa! Riaktivizohen zjarret edhe në Spanjë e Francë

    Flakët arrijnë pranë Athinës në Greqi, digjen pyje e banesa! Riaktivizohen zjarret edhe në Spanjë e Francë

    Zjarret masive vazhdojnë të kërcënojnë Europën Jugore, me Greqinë, Francën dhe Spanjën që po përballen me një situatë kritike. Në Greqi, erërat e forta kanë përhapur flakët në disa rajone, përfshirë zonat pranë Athinës. Autoritetet greke lëshuan alarme për situata emergjente për disa zona këtë të shtunë dhe paralajmëruan për rrezik ekstrem nga zjarret në […]

  14. Pesë kandidatët që mund të pasojnë Gianni Infantinon në krye të FIFA-s

    Pesë kandidatët që mund të pasojnë Gianni Infantinon në krye të FIFA-s

    E ardhmja e Gianni Infantinos në krye të FIFA-s është vënë në pikëpyetje pas polemikave të fundit që përfshinë organin drejtues të futbollit botëror. Debatet u nxitën nga një propozim, tashmë i tërhequr, për shitjen e aksioneve të pakicës në një entitet të ri komercial të lidhur me Kupën e Botës dhe kompeticionet e tjera […]

  15. Mbi 12 mijë shkelje të konstatuara në një javë, Policia Rrugore “blindon” Tiranën

    Mbi 12 mijë shkelje të konstatuara në një javë, Policia Rrugore “blindon” Tiranën

    Policia Rrugore e Tiranës ka vijuar kontrollet intensive në akset kryesore dhe në rrugët me qarkullim të lartë, me synim parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e sigurisë rrugore. Sipas bilancit të javës së fundit, shërbimet e Policisë Rrugore, të mbështetura nga monitorimi me mjete bashkëkohore, kanë konstatuar gjithsej 12,505 shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor. […]

  16. “Më e keqja kaloi, por asgjë nuk ka përfunduar”, Ceuta rikthehet ngadalë në normalitet pas krizës së emigrantëve

    “Më e keqja kaloi, por asgjë nuk ka përfunduar”, Ceuta rikthehet ngadalë në normalitet pas krizës së emigrantëve

    Qyteti spanjoll i Ceutës po rikthehet gradualisht në normalitet, pasi u përball me një valë të paprecedentë emigrantësh, ku mbi 60 mijë persona mbërritën brenda dy ditësh, duke shkaktuar kaos dhe mbylljen e qytetit për 24 orë. Dyqanet dhe lokalet kanë nisur të rihapin aktivitetin, megjithëse shumë prej tyre vazhdojnë të funksionojnë me masa shtesë […]

  17. Ogyst Dozon, studiuesi francez që dokumentoi gjuhën dhe folklorin shqiptar

    Ogyst Dozon, studiuesi francez që dokumentoi gjuhën dhe folklorin shqiptar

    Më 2 gusht 1822 lindi Ogyst Dozon (Auguste Dozon), diplomati dhe studiuesi francez që dha një kontribut të rëndësishëm në dokumentimin e gjuhës, letërsisë gojore dhe kulturës shqiptare. Gjatë shërbimit të tij diplomatik në konsullatat franceze në Janinë dhe Selanik, Dozoni u interesua veçanërisht për pasurinë shpirtërore të shqiptarëve. Ai mblodhi me kujdes këngë, tregime […]

  18. Kurti shpreh gatishmëri për marrëveshje me LDK-në para seancës konstituive

    Kurti shpreh gatishmëri për marrëveshje me LDK-në para seancës konstituive

    Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se ka “vullnet dhe gatishmëri” mes partisë së tij Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike për arritjen e një marrëveshjeje për formimin e institucioneve të reja të vendit gjatë javës së ardhshme. LVV-ja dhe LDK-ja pritet t’i rifillojnë bisedimet që ishin pezulluar muajin e kaluar për shkak […]

  19. Arrestohet në Durrës 50-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar

    Arrestohet në Durrës 50-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar

    Një 50-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane është arrestuar në Durrës, në kuadër të fazës së radhës të operacionit policor të koduar “FAST”. Sipas Policisë së Shtetit, operacioni u realizua nga Sektori për Kërkimin FAST Albania në Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, pas […]

  20. Kaos në kufirin Kroaci–Mal i Zi, Ministria e Punëve të Jashtme: Po punojmë për të përshpejtuar kalimin e shtetasve shqiptarë

    Kaos në kufirin Kroaci–Mal i Zi, Ministria e Punëve të Jashtme: Po punojmë për të përshpejtuar kalimin e shtetasve shqiptarë

    Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka reaguar lidhur me pritjet e gjata të regjistruara në pikat kufitare mes Kroacisë dhe Malit të Zi, duke theksuar se situata lidhet me fluksin e lartë të udhëtarëve gjatë sezonit veror dhe se po ndërmerren hapa për të lehtësuar lëvizjen e qytetarëve shqiptarë. Sipas ministrisë, rritja e […]

  21. Si kriza e emigrantëve në Spanjë krijoi një stuhi politike, e nxitur nga mediat sociale

    Si kriza e emigrantëve në Spanjë krijoi një stuhi politike, e nxitur nga mediat sociale

    Kriza e emigrantëve në enklavën spanjolle të Ceutës ka marrë përmasa tragjike. Sipas autoriteteve, të paktën 67 persona kanë humbur jetën gjatë përpjekjes për të kaluar me not nga Maroku drejt territorit spanjoll, ndërsa shumë të tjerë janë kthyer në Marok të shoqëruar nga policia dhe ushtria spanjolle.  Ngjarja ka shkaktuar reagime të forta politike […]

  22. PL: Reforma territoriale po shpopullon Shqipërinë, hiqni duart nga 15 bashkitë

    PL: Reforma territoriale po shpopullon Shqipërinë, hiqni duart nga 15 bashkitë

    Në një deklaratë për mediat, ish-kryetarja e Bashkisë së Prrenjasit, Miranda Rira, foli mbi projektin e ri të reformës territoriale, duke e cilësuar atë si një goditje ndaj vetëqeverisjes vendore dhe një hap të rrezikshëm drejt shpopullimit të mëtejshëm të vendit.Ajo u shpreh se drafti i mazhorancës për shkrirjen e 15 bashkive është hartuar pa […]

  23. Zjarr pranë repartit ushtarak në Gjirokastër, digjet një kasolle, shpëtohen kosheret e bletëve

    Zjarr pranë repartit ushtarak në Gjirokastër, digjet një kasolle, shpëtohen kosheret e bletëve

    Një zjarr ka rënë mesditën e kësaj të diele në vendin e quajtur “Poligoni”, mbi repartin ushtarak në Gërhot, Gjirokastër. Sipas Drejtorisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit (MZSH) në Gjirokastër, njoftimi është marrë rreth orës 12:50. Flakët kanë përfshirë një ambient të rrethuar me rrjetë teli, i përdorur si park bletësh, duke rrezikuar kosheret […]

  24. Lamallari: Siguria rrugore mbetet prioritet, Smart City do të sjellë një standard të ri monitorimi

    Lamallari: Siguria rrugore mbetet prioritet, Smart City do të sjellë një standard të ri monitorimi

    Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, ka apeluar për më shumë ndërgjegjësim dhe përgjegjësi nga të gjithë përdoruesit e rrugës, duke theksuar se, megjithëse aksidentet rrugore kanë shënuar një trend rënës ndër vite, ato vijojnë të jenë shkaktari kryesor i humbjeve të jetëve njerëzore. Në një reagim të publikuar në rrjetet sociale, ministri Lamallari […]

  25. Fluks i lartë drejt Shqipërisë, MEPJ: Po punojmë për të ulur pritjet në kufirin Kroaci–Mal i Zi

    Fluks i lartë drejt Shqipërisë, MEPJ: Po punojmë për të ulur pritjet në kufirin Kroaci–Mal i Zi

    Rritja e ndjeshme e lëvizjes së udhëtarëve në rajon gjatë sezonit turistik po shoqërohet edhe këtë verë me pritje të gjata në pikat kufitare mes Kroacisë dhe Malit të Zi, një situatë që përsëritet çdo vit gjatë periudhave me fluks të lartë. Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme bën të ditur se është në […]