Të dielën “Tiranathlon”/ Kufizohet qarkullimi në disa akse në kryeqytet, ja rrugët që bllokohen

Të dielën “Tiranathlon”/ Kufizohet qarkullimi në disa akse në kryeqytet, ja rrugët që bllokohen

Tirana do të presë të dielën një tjetër edicion të “Tiranathlon”, aktivitetit sportiv që ndërthur në një garë të vetme tri disiplina: notin, çiklizmin dhe vrapin. Për zhvillimin e aktivitetit, Bashkia e Tiranës dhe Policia e Shtetit kanë hartuar një plan masash që parashikon kufizime të përkohshme të qarkullimit të automjeteve në disa akse të kryeqytetit. Rrugët që do bllokohen: 1. Kufizimin e qarkullimit të automjeteve për mbarëvajtjen dhe organizimin e aktivitetit sportiv “Tiranathlon 2026”, në parkun Helen pranë Liqenit të Farkës, në datën 27.09.2026 nga ora 08:00 deri në orën 13:00, sipas segmenteve rrugore si më poshtë: – Rruga “Daxhit”, (duke filluar nga kryqëzimi rruga “Daxhit” me rrugën “Xhelal Molla”, deri tek kryqëzimi rruga “Daxhit” me rrugën e “Vrapëve”); duke përfshirë edhe rrugën “Dëshmorët...