Të dënuarit e drejtësisë shqiptare që fituan në Strasburg, gazetarja Hoxha: Nga Delijorgji te Thoma Gëllçi

Të dënuarit e drejtësisë shqiptare që fituan në Strasburg, gazetarja Hoxha: Nga Delijorgji te Thoma Gëllçi

Vijimi i masës “arrest me burg” ndaj kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka rikthyer debatin mbi proporcionalitetin dhe mënyrën se si drejtësia shqiptare arsyeton kufizimin e lirisë. Në “Top Story”, gazetarja Anila Hoxha solli në vëmendje disa raste të shtetasve shqiptarë që kanë fituar në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut dhe më pas janë dëmshpërblyer nga shteti shqiptar. “Drejtësia shqiptare ndahet në dy kohë, para dhe pas reformës në drejtësi. Një reformë në drejtësi që e ndau drejtësinë në dy kohë, vura re që i bashkon një emërues i përbashkët, një drejtësi e brishtë”. Hoxha përmendi rastet e Delijorgjit, Afërdita Hysit dhe Thoma Gëllçit, duke theksuar se edhe pas reformës në drejtësi ka pasur raste ku Strasburgu ka konstatuar shkelje. “Këta...