Të dënuar për kokainë, Gjykata e Posaçme e Apelit ashpërson dënimet ndaj grupit të trafikantëve

Të dënuar për kokainë, Gjykata e Posaçme e Apelit ashpërson dënimet ndaj grupit të trafikantëve

Braniol Liço, Lulzim Selimi dhe Dhimitër Nina u gjetën fajtorë në Shkallën e Parë, në tetor 2024, vetëm për prodhim dhe shitje narkotikësh dhe u shpallën të pafajshëm për akuzën e krijimit të grupit të strukturuar kriminal. Liço u dënua në Shkallën e Parë me 6.8 vjet burg, ndërsa Selimi dhe Nina me nga 4.8 vite. Por pas ankimit të SPAK, Apeli, me trup gjykues të kryesuar nga gjyqtari Florjan Kalaja dhe me anëtarë Miliana Muça e Dhimitër Lara, i gjeti ata fajtorë edhe për akuzën e dytë. Përfundimisht, Liço, pasi iu aplikua gjykimi i shkurtuar, u dënua me 8 vjet burg, ndërsa Selimi dhe Nina me nga 6.8 vite....
Burimi: Javanews.al