Të dënuar me 15 vite burg në Gjermani, kapen në Morinë dy të rinjtë kosovarë

Të dënuar me 15 vite burg në Gjermani, kapen në Morinë dy të rinjtë kosovarë

Dy të rinj nga Kosova janë arrestuar në pikën kufitare të Morinës, pasi rezultonin në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet gjermane. Policia bën me dije se në kuadër të operacionit “Wanted” u arrestuan një 22-vjeçar dhe një 24-vjeçar, të dy banues në Vushtrri. Sipas autoriteteve, Gjykata e Erfurtit në Gjermani i ka dënuar më 1 qershor 2026 me nga 15 vite burg secilin për veprat penale “Vjedhje me dhunë e kryer në bashkëpunim” dhe “Dëmtim prone”. Dy të rinjtë u arrestuan me qëllim ekstradimin, ndërsa Interpol Tirana dhe Interpol Wiesbaden po vijojnë procedurat për dërgimin e tyre drejt Gjermanisë.