Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Të burgosurit revoltë në Itali/ Shkatërruan qelitë dhe u ngjitën mbi murin rrethues, 4 policë të plagosur
👁9957
Revolta në burgun e Marassi-t është shtypur. Dy agjentë të plagosur janë të dërguar në spital, kurse dy të tjerë janë mjekuar në vendngjarje dhe disa qeli janë shkatërruar. Disa të burgosur janë ngjitur mbi çati dhe mbi murin rrethues të burgut, por më pas kanë zbritur vetë. Policia, karabinierët dhe roja financiare qëndruan jashtë në sheshin përpara burgut, të gatshëm për të ndërhyrë në rast se situata përshkallëzohej. Sipas rindërtimit të ngjarjes, disa të burgosur kanë nisur protestën dhe më pas kanë hapur edhe qelitë e tjera duke shkaktuar kaos. Kaos brenda strukturës por edhe tension jashtë, në lagjen...