Burimi:
Monitor.al

Foto © Monitor.al
Të ardhurat nga puna jashtë vendit arritën një rekord të ri në tremujorin e parë të vitit
Të ardhurat e ekonomisë shqiptare nga puna jashtë vendit u rritën përsëri në tremujorin e parë të këtij viti. Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, të ardhurat nga puna arritën vlerën e 155 milionë eurove, 13% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.Në terma neto, duke zbritur të ardhurat e shtetasve të huaj nga puna në Shqipëri, të ardhurat nga puna arritën në 144 milionë euro, në rritje gjithashtu me 13% krahasuar me tremujorin e parë të vitit të kaluar.Së në terma neto, ashtu edhe në ato bruto, të ardhurat e ekonomisë shqiptare nga puna...