‘Të anulohet ‘Ligji për investimet strategjike’, Ferruni: Jemi në linjë të gabuar, është situatë katastrofike

‘Të anulohet ‘Ligji për investimet strategjike’, Ferruni: Jemi në linjë të gabuar, është situatë katastrofike

Ambientalisti Lavdosh Ferruni është i mendimit se ligji ‘Për investimet strategjike’ duhet të anulohet, për shkak se ka sjellë një situatë katastrofike për ekosistemin në vendin tonë. I ftuar në ‘Kafe Shqeto’ në Syri Tv, Ferruni thotë se qeveria shqiptare përmes këtij ligji është në një linjë ta gabuar, pasi vendi nuk mund të rikuperohet më, qoftë dhe në ambiciet që kanë shqiptarët për të qenë në BE. Sipas Ferrunit, duhet një pezillim total i vendimeve që janë dhënë në vijimësi të këtij ligji, ndërsa shton se ndërtimet e panevojshme kanë prekur ekosistemet në atë që është aseti më i madh i Shqipërisë, ruajtja e natyrës. Retushimi i investimeve srategjike, është provuar nga publiku që është një dështim dhe po vijojmë me këtë model të...