Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Të akuzuar për atentatin ndaj Arjan Ndojës, GJKKO shtyn procesin ndaj Dervishajt dhe Meçes
Gjykata e Posaçme u detyrua të shtyjë për më 19 shtator procesin ndaj Plarent Dervishajt dhe Julian Meçes, të akuzuar për atentatin ndaj ish-prokurorit, Arjan Ndoja. Burime bëjnë me dije se shkak i shtyrjes u bë mungesa e avokatëve të të pandehurit Meçe. Dështimi i seancës bëri të pamundur edhe marrjen e dëshmive të 4 dëshmitarëve, që u paraqitën në gjykatë. Kujtojmë se gjatë seancave të fundit gjyqësore, ish-prokurori Arjan Ndoja u përball me Plarent Dervishajn në sallën e gjyqit, ku pati edhe diskutime e përplasje të forta mes palëve.