Taulant Seferi shkëlqen me dopietë në Turqi, e çon në nëntë numrin e realizimeve për këtë sezon!
Taulant Seferi po kalon një moment fantastik në Turqi, ku vazhdon të lërë gjurmën e tij me fanellën e Kayserisporit. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare ishte protagonist me dy gola në fitoren 4-0 ndaj Antalyasporit, në ndeshjen e vlefshme për javën e 10-të të Ligës së Parë turke. Futbollisti nga Kumanova zhbllokoi potencialin e tij në minutën e 24-t, kur shfrytëzoi një mundësi brenda zonës dhe dërgoi topin në rrjetë me një goditje të fuqishme. Seferi nuk u mjaftua me kaq. Në minutën e 53-të, sulmuesi shqiptar realizoi edhe golin e dytë personal, pas një aksioni individual, duke kaluar portierin kundërshtar dhe duke e dërguar topin në portën e boshatisur. Me këtë dopietë, Seferi e çon në nëntë numrin e golave të realizuar këtë sezon, duke...
Burimi:
javanews.al