TATIMET U SHKOJNE PAS INFLUENCEREVE, NE SHENJESTER MILIONA EURO NE RRJETET SOCIALE

TATIMET U SHKOJNE PAS INFLUENCEREVE, NE SHENJESTER MILIONA EURO NE RRJETET SOCIALE

Qeveria shqiptare po përgatit një sistem të ri taksimi për ekonominë digjitale, ku në fokus do të jenë fillimisht influencerët dhe krijuesit e përmbajtjeve që gjenerojnë të ardhura përmes rrjeteve sociale, si dhe aktivitetet e tregtisë online. Sinjalin e dha kryeministri Edi Rama më 28 tetor, duke paralajmëruar se ka ardhur koha që edhe individët që sigurojnë të ardhura nga ndjekësit, reklamat dhe bashkëpunimet tregtare në internet të përfshihen në një sistem më të strukturuar fiskal. “Ka ardhur koha e një sistemi të ri taksimi të ekonomisë digjitale, duke filluar nga ata që jetojnë goxha mirë […] me lajke e followers-a dhe duke vazhduar me tregtinë e mirëfilltë digjitale”, deklaroi Rama. Njoftimi hap një kapitull të ri për një sektor që vitet e fundit është...