Burimi:
Monitor.al

Foto © Monitor.al
Tatimet sqarojnë aksionin: Ambulantët s’kanë detyrim për faturë apo dokumentacion tatimor
Aksioni i nisur nga administrata tatimore me fokus forcimin e kontrollit të shitjes me faturë të produkteve blegtorale nga fermerët drejt prodhuesve dhe përpunuesve, në disa tregje rajonale është shoqëruar edhe me kontroll të inspektorëve te tregtarët ambulante.Përmes një njoftimi Tatimet bëjnë me dije se tregtarët ambulantë nuk kanë asnjë detyrim për të lëshuar faturë dhe për të mbajtur dokumentacion tatimor për mallrat.“Administrata Tatimore informon opinionin publik dhe individët e regjistruar si “tregtarë ambulantë” se, bazuar në legjislacionin tatimor në fuqi, nuk kanë detyrim për të lëshuar faturë tatimore dhe as për të mbajtur dokumentacion tatimor për mallrat apo shërbimet...