Burimi:
Inforculture.info

Foto © Inforculture.info
Tatëpjeta e madhe që luftoi të ngjiste Koliqi
Nga: Ndriçim Kulla ReklamaDrejt Shkodrës zakonisht shkohet nga rruga e detit, që niset nga Lezha. Kur udhëtarit i shqiptohet emri i fushës pjellore të Zadrimës dhe pastaj “Ja, Shkodra”, ai nuk sheh asgjë tjetër përballë vetes sesa një barrierë gjigante malesh, të shogët e të përhimtë. Duhet të vazhdosh më tej, gjersa të arrish të shohësh se ka një kalim midis Taraboshit dhe kodrinës së kalasë të kurorëzuar me mure bedenash, që ndjek si një ngushticë udhën plot gjarpërime të Bunës, derisa në fund gjendet, ose të duket se gjendet, një zonë banimi, si e varur thikë dhe me një fole çatish të vendosura njëra mbi tjetrën; zbritet paskëtaj nëpër sokakët e ngushtë e të errët, duke kuptuar se ky nuk është qyteti, por pazari...