Tate Modern sjell ekspozitën e parë solo të Claude Monet, me 60 piktura
Pas 26 vitesh nga hapja e saj, Tate Modern në Londër do t’i kushtojë për herë të parë një ekspozitë solo Claude Monetit. “Monet: Painting Time” do të hapet më 25 shkurt 2027 dhe do të qëndrojë e hapur deri më 27 qershor, duke sjellë rreth 60 piktura të artistit francez dhe duke shënuar 100-vjetorin e vdekjes së tij. Ekspozita do të jetë prezantimi më i madh i veprës së Monetit në Mbretërinë e Bashkuar në gati një dekadë dhe do të përfshijë vepra që shtrihen nga fillimi i viteve 1870 deri te punimet e tij të fundit në vitet 1920. Në vend që ta ndjekë jetën e artistit në mënyrë kronologjike, ekspozita përqendrohet te marrëdhënia e Monetit me kohën dhe përpjekja e tij për...
Burimi:
kultplus.com