Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Tarling fiton etapën e kronometrit në Tiranë, slloveni Roglic merr fanellën rozë të liderit të Xhiros së Italisë
👁12248
Në rrugët e Tiranës u zhvillua sot etapa e dytë e edicionit nr.108 të Xhiros së Italisë, një kronometër individual 13.7km e gjatë. Një etapë e fituar nga çiklisti Joshua Tarling, që në përfundim të garës dha kohën 16”07. Një paraqitje e mirë e çiklistit britanik, që ishte më i shpejti, ndërkohë që emocionet dhe rivaliteti nuk munguan, me mijëra fansa që përshëndetën në rrugët e kryeqytetit garuesit, duke e bërë mjaft të këndshme pasditen. Në krye të Xhiros së Italisë pas dy etapave të para ndodhet çiklisti Primoz Roglic, me 1 sekondë avantazh karshi ndjekësit më të afërt. Ai...