Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Tarifat që marrin bankat nga bankomatet, Komisioni i Konkurrencës i kërkon BSH të ndërhyjë
Komisioni i Konkurrencës ka monitoruar tarifat për tërheqjet në bankomatet në bashkinë Sarandë, ku ka konstatuar disa problematika si mungesë transparence, tarifim jo të harmonizuar për kartëmbajtësit e huaj dhe probleme me rrjetet e nënkontraktuara të bankomateve, që shpesh rezultojnë me tarifa më të larta dhe pa informacion të mjaftueshëm për konsumatorin. Për këtë arsye, Komisioni i kërkon Bankës së Shqipërisë të kontrollojë mënyrën e përllogaritjes së tarifave, të sigurojë publikim të unifikuar dhe të rregullt të tyre, si dhe të shqyrtojë nevojën për ndërhyrje rregullatore për të parandaluar tarifat e padrejta. Njoftimi i plotë: Komisioni i Konkurrencës, në vijim...