Burimi:
Sportekspres.com

Foto © Sportekspres.com
Tare stërmundohet, por ia arrin qëllimin! Jashari do të vishet kuqezi
Ardon Jashari priter të jetë lojtari më i ri i Milanit. Negociatat me Bryzhin kanë qenë stërmunduese për Igli Taren, por duket se ky i fundit arriti ta përmbushte me sukses objektivin e tij. Sasha Tavolieri raporton se më në fund është arritur marrëveshja e shumëkërkuar me belgët. Sipas gazetarit belg, tashmë ka mbetur për t’u përcaktuar vetëm kushtet e pagesës. Jashari do të firmosë një kontratë 5-vjeçare, duke realizuar ëndrrën e tij për të veshur fanellën e ekipit të zemrës. Rebelimi i tij kundër klubit ku bën pjesë, duke braktisur stërvitjen dhe ndeshjet miqësore të Bryzhit me sa duket ka dhënë efektin e vetë./Sport Ekspres/