Tani mund të shihni në kohë reale ku ndodhet dhe për sa minuta vjen autobusi juaj

Tani mund të shihni në kohë reale ku ndodhet dhe për sa minuta vjen autobusi juaj

Pas integrimit të linjave të transportit publik ndërqytetas në fillim të këtij viti, Google Maps ka përmirësuar ndjeshëm informacionin për transportin urban në Shqipëri, duke shtuar të dhëna në kohë reale për oraret, ndalesat dhe pozicionin e mjeteve.Tashmë përdoruesit në Tiranë dhe qytete të tjera mund të shohin në aplikacion kur mbërrin autobusi, nëse ka vonesa, sa persona ndodhen brenda mjetit (nëse është i mbingarkuar apo jo), si dhe orarin e saktë të autobusit pasardhës, së bashku me vendndodhjen aktuale të mjetit që po presin.Kjo përbën një përmirësim të ndjeshëm krahasuar me situatën e mëparshme, ku të dhënat për linjat urbane ishin të pasakta, shpesh konfuze edhe për vendasit.Para datës 8 janar 2025, transporti publik në Shqipëri nuk ishte fare i integruar në Google Maps....