Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Tani është zyrtare, Xabi Alonso njofton largimin nga Bayer Leverkusen. Ja mesazhi prekës i tij
👁12879
Ishte një sekret i hapur, por tani është zyrtare: këto do të jenë javët e fundit të Xabi Alonsos si trajner i Bayer Leverkusen. Lajmin e ka konfirmuar vetë ai, të premten, në konferencën për shtyp para ndeshjes kundër Borussia Dortmund. Në këtë mënyrë, tekniku nga Tolosa i jep fund një aventure 2 vjeçare e gjysmë ëndrrash te klubi gjerman, ku mbërriti nga ekipi B i Real Sociedad. Ishte një “bast” i rrezikshëm, por përfundoi si sukses madhështor për Leverkusenin. “Klubi dhe unë kemi një marrëveshje. Këto do të jenë ndeshjet e mia të fundit me Bayer Leverkusen. Besuam se...