Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Taksia përplaset me kangjellat te Ambasada amerikane
Një aksident automobilistik është regjistruar mëngjesin e kësaj të shtune në Tiranë. Siç shihet edhe në foton e mëposhtme, drejtuesi i një taksie ka humbur kontrollin mbi mjetin e tij dhe për pasojë taksia është përplasur me barrierën anësore të rrugës dhe me një pemë. Taksia e përfshirë në aksident i përket kompanisë “Blue Taxi” të Krenar Çoçajt, teksa pema dhe kangjellat kanë shmangur tragjedinë, pasi makina mund të përfundonter në trotuar, duke perplasur këmbësorë që ishin në rrugën e tyre. Nuk dihet nëse ka të lënduar apo jo, teksa Policia ndodhet në vendin e ngjarjes.