No Image Available

Takimi Putin-Trump-Xi/ Rama kritikon Europën: Bëri gabim strategjik me Rusinë

Kryeministri Edi Rama mori pjesë në takimin e nivelit të lartë të “Koalicionit të Vullnetmirëve”, i zhvilluar në Berlin me ftesë të kancelarit gjerman Friedrich Merz. Në fokus të diskutimeve ishte koordinimi i vendeve europiane dhe mundësia e krijimit të një grupi përfaqësues që të flasë në emër të Europës në komunikimet e mundshme me Rusinë. Gjatë një prononcimi për mediat, Rama e cilësoi takimin si një mundësi të rëndësishme, veçanërisht pas zhvillimeve të fundit dhe vendimeve të marra në Dublin. “Është një mundësi e mirë për t’u mbledhur këtu në këtë Koalicion, pas asaj që po ndodh. Dhe veçanërisht edhe pas asaj që u vendos në Dublin, për të pasur më në fund një grup përfaqësues që të flasë në emër të gjithë Europës...