Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Takimi me Limajn, Kurti: I kam bërë ofertë konkrete, gati të bashkëqeverisim me Nismën
Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, tha se partia e tij ka gatishmëri për të bashkëqeverisur me Nismën Socialdemokrate të Fatmir Limajt, parti së cilës tha se i ka bërë ofertë konkrete. “Me Limajn kemi zhvilluar një takim pardje. LVV-ja dhe unë kemi shprehur interesimin dhe gatishmërinë për të bashkëqeverisur me Nismën Socialdemokrate dhe në përputhje me këtë unë kam bërë edhe një ofertë konkrete që gjithçka të përmbyllet sa më shpejt e mirë, ta kemi konstituim të Kuvendit dhe Qeverinë”, tha Kurti gjatë një konference për media. Kurti tha se nuk mund të...