Takimi i Stabilizim-Asociimit Shqipëri- BE/ Eurodeputetja kërkon heqjen e imunitetit për Ballukun – Bardhi: Rama mbron korrupsionin
Eurodeputetët e pranishëm në takimin e Stabilizim - asociimit Shqipëri, -Bashkimi europian, kanë kërkuar heqjen e imunitetit për ish-zëvendës kryeministren Belinda Balluku, duke I kujtuar kuvendit se reforma në drejtësi nuk mund të ketë kthim pas. Njesoj si opozita,eurodeputetët u shprehen të shqetësuar për korrupsionin, kapjen e drejtësisë dhe ligjet klienteliste të qeverisë. Syri tv Në Tiranë u mbajt këtë të hënë, Takimi i 22-të i Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit Shqipëri-Bashkimi Evropian. Por ndryshe nga herët e tjera, në këtë mbledhje aferat e qeverisë, korrupsioni, standardet e zgjedhjeve dhe ligjet e sjellja me porosi nga mazhoranca, nuk ishin vetëm tema debati për opozitën, por një alarm i ngritur nga vetë përfaqësuesit e parlamentit europian në këtë tryeze. Eurodeputetët kanë folur për cështje konkrete, duke kerkuar ...
Burimi:
syri.net