Takime me Begajn, SPAK-un dhe partitë e reja opozitare/ Çfarë përfshiu vizita e senatorëve amerikanë?
Senatorët amerikanë Jeanne Shaheen dhe Dick Durbin po zhvillojnë një vizitë në disa vende të Ballkanit Perëndimor, përfshirë Shqipërinë dhe Kosovën. Gjatë qëndrimit në Tiranë, ata janë takuar me Presidentin Bajram Begaj, drejtues të institucioneve të drejtësisë dhe përfaqësues të opozitës. Në takimet në Shqipëri, senatorët shoqërohen nga ambasadori amerikan, Eric Wendt. Sipas agjendës së publikuar për vizitën, temat kryesore përfshijnë sigurinë, integritetin euroatlantik, bashkëpunimin me NATO-n dhe sundimin e ligjit. Të shtunën, Shaheen dhe Durbin, së bashku me ambasadorin Wendt, zhvilluan një takim me drejtuesit e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Klodian Braho, dhe të Byrosë Kombëtare të Hetimit, Joni Keta. Për ambasadorin Wendt, kjo ishte vizita e dytë në SPAK brenda pak ditësh. Ai ishte takuar më herët me...
Burimi:
ntv.al