Takim me deputetët gjermanë/ Vata: Shqetësim për protestat, korrupsionin dhe mungesën e transparencës
Deputetja e Partisë Demokratike, Denisa Vata, sëbashku me kolegen Ina Zhupa, kanë zhvilluar një takim me delegacionin e Komisionit të Turizmit të Bundestagut gjerman, të kryesuar nga deputetja Anja Karliczek. Në postimin e saj në Facebook, Vata thekson se në qendër të diskutimeve ishte situata aktuale në Shqipëri, protestat qytetare që vijojnë prej 122 ditësh, si dhe shqetësimet e opozitës për qeverisjen, transparencën dhe korrupsionin. Gjithashtu është diskutuar edhe çështja e skandalit që lidhet me SHISH-in, problematikat e fondeve IPARD dhe nevojën për institucione të drejtësisë të pavarura dhe të besueshme. Postimi i plotë: Takim me delegacionin e Komisionit te Turizmit te Bundestagut gjerman, te kryesuar nga znj. Anja Karliczek. Ne qender te bisedes ishte situata aktuale ne Shqiperi, vecanerisht protesta qytetare, tashme ne diten...
Burimi:
syri.net