Tajfuni i fuqishëm Champi kërcënon Tajvanin, anulohen fluturimet dhe evakuohen banorët

Tajfuni i fuqishëm Champi kërcënon Tajvanin, anulohen fluturimet dhe evakuohen banorët

Tajvani po përgatitet për përplasjen me tajfunin e fuqishëm Champi, i cili pritet të godasë ishullin me erëra deri në 173 km/orë, reshje intensive dhe dallgë të rrezikshme. Autoritetet kanë shpallur masa të gjera sigurie, ndërsa në pjesën më të madhe të territorit janë pezulluar puna dhe mësimi. Sipas parashikimeve meteorologjike, stuhia ka një rreze prej rreth 320 kilometrash dhe pritet të ndikojë në të gjithë ishullin. Administrata Qendrore e Motit paralajmëron se sistemi i stuhisë do të vazhdojë të prekë Tajvanin deri të shtunën në mbrëmje. Autoritetet u kanë bërë thirrje qytetarëve të qëndrojnë larg plazheve, vijës bregdetare dhe zonave malore, për shkak të erërave të forta, reshjeve të dendura dhe rrezikut nga rrëshqitjet e dheut. Të paktën një person ka humbur jetën në...