Taika Waititi reagon ndaj kritikave për “Klara and the Sun”: Kritikët i quan të shkëputur nga realiteti

Taika Waititi reagon ndaj kritikave për “Klara and the Sun”: Kritikët i quan të shkëputur nga realiteti

Regjisori i njohur Taika Waititi ka reaguar në rrjetet sociale pas kritikave të shumta që ka marrë filmi i tij më i ri, “Klara and the Sun”, i cili po përballet edhe me rezultate të dobëta në arkat filmike. Përmes një postimi në Instagram, ku publikoi posterin e filmit dhe vlerësimin prej 78 për qind nga publiku në platformën Rotten Tomatoes, Waititi u shpreh se, ndonëse prej gati 15 vitesh nuk lexon kritika për punët e tij apo të kolegëve, ai vazhdon t’i kushtojë rëndësi mendimit të publikut. “Por këtë Halloween, le të kursejmë një mendim për ata shpirtra të humbur e të trishtuar që nuk arritën ta realizonin ëndrrën për t’u bërë artistë dhe për këtë arsye u bënë kritikë. Të njëjtët njerëz që...