Tag: vllazninë

  • “Bunkeri” dhe cinizmi, armët e Elbasanit për “Final 4”. Verdheblutë duan fitoren ndaj Vllaznisë

    “Bunkeri” dhe cinizmi, armët e Elbasanit për “Final 4”. Verdheblutë duan fitoren ndaj Vllaznisë

    Kampionati po hyn pak e nga pak në pikën kulmore të saj, teksa çdo javë tregon më shumë për ekipet që do pretendojnë dhe ato që synim do të kenë mesin e artë apo mbijetesën.
    Elbasani, duket se do të jetë një nga skuadrat që do të synojë “Final 4”, sepse jo më kot është në krye pas pesë javësh të para. Mirëpo, ajo që në njëfarë mënyre mund t’i vërë “vulën” këtij pretendimi është ndeshja e radhës me Vllazninë.

    Për këtë arsye, përpara ndeshjes me shkodranët, verdheblutë shohin më shumë sesa tri pikë në lojë. Së pari, shohin mundësinë për të ruajtur kreun e klasifikimit dhe për të mos lejuar rivalët shkodranë t’i parakalojnë.
    Për ekipin e drejtuar nga Ivan Gvozdenoviç, sfida me kuqeblutë është prova më e madhe e këtij fillim kampionati. Kryesorja është të mos munden: humbja do të hapte rrugën për Vllazninë, ndërsa barazimi apo fitorja do të ruante pozitat dhe moralin e lartë të skuadrës. Dy janë arsyet që në Elbasan janë optimistë: siguria në prapavijë dhe cinizmi në sulm.
    “BUNKERI” NË MBROJTJE – Deri tani Elbasani ka ruajtur të paprekur kolonën e humbjeve. Pas pesë javëve, verdheblutë kanë treguar se janë skuadër që i rezistojnë kujtdo, një ekip që është bërë tepër i vështirë për t’i marrë pikë. Ky stabilitet është edhe arma kryesore me të cilën shkojnë drejt një dueli që përtej spektaklit ka peshën e kreut të tabelës. Asnjë ekip nuk ndërton suksese pa një mbrojtje solide dhe Elbasani i këtij sezoni shihet si shembulli më i mirë i kësaj.
    Në pesë ndeshje të zhvilluara, skuadra ka pësuar vetëm një gol, statistikë mbresëlënëse që e bën automatikisht skuadrën më të fortë të kampionatit sa i përket aspektit difensiv. Ai gol i vetëm erdhi në barazimin në Rrogozhinë, ndërsa në katër ndeshjet e tjera porta është mbajtur e paprekur. Mbrojtja e organizuar dhe siguria e portierit kanë ndërtuar një mur të vështirë për t’u thyer. Është një tregues se puna e Gvozdenoviçit ka dhënë rezultat dhe se ekipi ka fituar qetësi, disiplinë dhe ekuilibër. Për një kampionat të gjatë e të fortë, të kesh një prapavijë që nuk dorëzohet është baza mbi të cilën mund të ndërtohen fitore të rëndësishme.
    CINIZMI NË SULM – Në anën tjetër, sulmi i Elbasanit po funksionon me rregullsi, edhe pse jo me shpërthime të mëdha. Verdheblutë kanë shënuar katër gola deri tani, mesatarisht një në çdo ndeshje. Është një ritëm i qetë, që nuk mahnit, por që ka garantuar rezultatet e duhura për të qëndruar në krye. Përjashtim bën sfida e fundit me Teutën, ku sulmi nuk gjeti rrugën e rrjetës dhe ndeshja u mbyll pa gola.
    Ky repart ende ka hapësirë për t’u përmirësuar, sidomos kur vjen puna për të shfrytëzuar rastet dhe për të mbyllur ndeshjet. Megjithatë, rendimenti aktual ka qenë i mjaftueshëm për të dhënë fitoret që kanë çuar Elbasanin në majë. Nëse mbrojtja është baza e suksesit, sulmi mbetet garancia që ky sukses të shndërrohet në vazhdimësi. Me një mbrojtje të hekurt, me një sulm që shënon aq sa duhet, edhe pse me “pikatore”, Elbasani shkon drejt sfidës me Vllazninë i bindur në forcat e veta. Është një përballje që mund të përcaktojë jo vetëm klasifikimin e momentit, por edhe moralin për javët e ardhshme.

    © BalkanWeb

    Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb

  • Besëlidhja mbetet e pandalshme, fiton Superkupën pas triumfit ndaj Vllaznisë në finale

    Besëlidhja mbetet e pandalshme, fiton Superkupën pas triumfit ndaj Vllaznisë në finale

    30 Shtator 2025

    8:45

    Telesport

    Besëlidhja kampione e Shqipërisë në basketboll për meshkuj e ka nisur mbarë sezonin e ri sportiv 2025-2026, duke fituar trofeun e Superkupës. Në finale, skuadra lezhjane mundi 89-73 Vllazninë.
    Në sfidën e luajtur në “Feti Borova”, të dyja ekipet zhvilluan një lojë të ekuilibruar. Besëlidhja pati një epërsi të lehtë shumicën e kohës, por pa mundur të shkëputet. Pjesa e parë u mbyll 38-33 për Besëlidhjen.
    Gjithçka vuloset në 10-minutëshin e fundit, kue lezhjanët arrijnë të shkëputen dhe krijojnë diferencë. Vllaznia humbet gradualisht terren, pa mundur dot të rivalizojë, ndërkohë që Besëlidhja fiton 89-73.
    Julian Hamati me 23 pikë e 11 rebound ishte lider në fushë për kampionët, ndërkohë që mirë u paraqit edhe Lilaj me 17 pikë. Për Vllazninë u dallua Thomas me 25 pikë, por që mbetën për statistikë.

  • Dinamo plot personalitet, shkund Vllazninë në “Elbasan Arena”

    Dinamo plot personalitet, shkund Vllazninë në “Elbasan Arena”

    Java e dytë:

    Dinamo Siti- Vllaznia 3-1 (Bregu 35’, Guindo 59’, Berisha 83’ /  Balaj 94’)

    Dinamo e nis me këmbë të mbarë aventurën e edicionit të 87-të në Superiore. Blutë thyen 3-1 Vllazninë e Shkodrës duke demostruar në fushë personalitet e cilësi të madhe.

    Dejvi Bregu, saliu Guindo dhe Hekuran Berisha autorë të golave për kryeqytetasit ndërsa kapiteni i kuqebluve Bekim Balaj shënoi në fund të kohës shtesë për 3-1 final.

    Ndërkohë kampionati ndalet për dy javë (ndeshjet e Kombëtares me Gjibraltarin miqësore me 4 shtator dhe Letoninë më 9 shtator për kualifikueset e Botërorit). Dinamo ndërkaq do të zhvillojë me 5 shtator takimin e prapambetur me Teutën.

    Vazhdo leximin

  • Ndeshja me Egnatian në “Loro Boriçi”, Disiplina e FSHF- së paralajmëron Vllazninë dhe pezullon Martinin

    Ndeshja me Egnatian në “Loro Boriçi”, Disiplina e FSHF- së paralajmëron Vllazninë dhe pezullon Martinin

    Vendimet e Komisionit të Disiplinës së FSHF- së për Vllazninë dhe trajnerin Edi Martini:
    KF Vllaznia, në bazë të nenit 6/1/a të KDE, paralajmërohet se në rast të përsëritjes së sjelljes së gabuar të spektatorëve, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës dhe Etikës dhe rregulloret e FSHF.
    Zyrtari i FK Vllaznia, Edi Martini, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/c të KDE, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

    Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
    Ju mirëpresim!

  • Dros la Elbasanin për Vllazninë, kuqeblutë tranferojnë talentin e tyre tek elbasanllinjtë duke mbajtur 30%

    Dros la Elbasanin për Vllazninë, kuqeblutë tranferojnë talentin e tyre tek elbasanllinjtë duke mbajtur 30%

    KF Vllaznia dëshiron të bëjë të ditur se ka arritur një marrëveshje me AF Elbasani për transferimin e futbollistit Antonio Delaj teksa ne do të mbajmë 30 % të kartonit të tij.
    Faleminderit Antonio për kontributin e dhënë me fanellën kuqeblu dhe suksese në eksperiencën tëndë të re!

    Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
    Ju mirëpresim!

  • Duka përgëzon Dinamon e Egnatian pas kualifikimit, inkurajon Vllazninë

    Duka përgëzon Dinamon e Egnatian pas kualifikimit, inkurajon Vllazninë

    Presidenti i FSHF-Armand Duka ka shkruar në rrjete sociale lidhur me sukseset e Dinamos dhe Egnatias të cilat u kualifikuan në raundin e tretë të Conference League. Fjalë inkurajuese edhe për Vllazninë

    Postimi:

    Dinamo City & Egnatia shkruajnë një tjetër faqe suksesi për futbollin shqiptar në Europë!

    Urime dy klubeve tona për kualifikimin në turin e tretë të UEFA Conference League!

    Dinamo City menaxhoi me qetësi një tjetër ndeshje të vështirë dhe siguroi kalimin e mëtejshëm, ndërsa Egnatia tregoi edhe një herë forcë dhe personalitet, duke fituar sërish ndaj Dinamo Minskut dhe duke bërë paraqitje mjaft të mira në këtë kompeticion.

    Kjo është një arritje e rëndësishme për futbollin shqiptar, që rrit kredibilitetin e klubeve tona dhe forcon imazhin e kampionatit tonë. Uroj që ky rrugëtim të vazhdojë edhe më tej me suksese të tjera!

    Ndërkohë, Vllaznia meriton gjithashtu respekt për paraqitjet e saj. E eliminuar vetëm në kohën shtesë, tregoi karakter dhe garoi me dinjitet. Koha për të reflektuar dhe për t’u përgatitur për sezonin e ri, me të njëjtin pasion dhe ambicie.

    Vazhdo leximin

  • Islandezët zbarkojnë në Shkodër, kujtojnë Egnatian para Vllaznisë

    Islandezët zbarkojnë në Shkodër, kujtojnë Egnatian para Vllaznisë

    Vikingur ndodhet që sot në Shkodër. Klubi islandez ka vendosur të zhvendoset dy ditë para nga vendi i tij, për t’u ambientuar disi para ndeshjes me Vllazninë.
    Stërvitja e islandezëve sot u zhvilluan në “Reshit Rusi”, megjithatë Vikingur ka rikujtuar se do të luajnë në “Loro Boriçi” dhe e njeh mjaft mirë si fushë.

    Një vit më parë, sfiduan Egnatian dhe e mposhtën  pastër(0-2). Tashmë, po në turin e dytë, sfidojnë Vllazninë. Kuqeblutë kanë moralin lart pas fitores ndaj Daugavpils.

  • Humbje në shtëpi për Vllazninë, Daugavpils fiton minimalisht në “Elbasan Arena”

    Humbje në shtëpi për Vllazninë, Daugavpils fiton minimalisht në “Elbasan Arena”

    Vllaznia ka pësuar një disfatë të hidhur në sfidën e parë të turit të parë të UEFA Conference League, duke u mundur me rezultatin 0-1 nga letonezët e Daugavpils në “Elbasan Arena”.
    Shkodranët nisën fuqishëm takimin, duke ushtruar presion të vazhdueshëm në zonën kundërshtare. Kruja dhe Dodaj krijuan rastet më të mira për gol në pjesën e parë, por pa mundur të tundin rrjetën. Fraksioni i parë u mbyll pa gola, por me një dominim të dukshëm të kuqebluve.

    Në pjesën e dytë, Vllaznia intensifikoi edhe më shumë presionin. Qato provoi nga distanca, por ndërhyrjet e sakta të portierit letonez e mbajtën rezultatin të pandryshuar.
    Pavarësisht përpjekjeve të shumta, Daugavpils qëndroi kompakt në mbrojtje dhe goditi në momentin e duhur. Vetëm pesë minuta para fundit, Lizunovs realizoi golin e vetëm të takimit, duke i dhënë fitoren skuadrës mike dhe duke vënë në vështirësi Vllazninë përpara ndeshjes së kthimit.
    Tani, shkodranëve u duhet një përmbysje në Letoni për të mbajtur gjallë ëndrrën europiane.

  • Edi Martini merr Vllazninë

    Edi Martini merr Vllazninë

    Vllaznia në revolucion. Pas deshtimit ne finalen per titullin kampion teksa u shpartallua 0-4 nga Egnatia largoi trajnerin Berdariç, drejtorin Osmani dhe nisi sagën e largimëve të lojtarëve me Kahrimanoviç të parin.

    Sot klubi njoftoi se ka emeruar Edi Martinit si timinierin e ri te skuadrës kuqeblu.

    Vazhdo leximin