Sherr me thika në Shkodër, raportohet për një të plagosur
Një person ka mbetur i plagosur me thikë në qytetin e Shkodrës. Ngjarja ka ndodhur para pak minutash në zonën e njohur si “Ish Dega”. Pas përplasjes fizike, autori ka nxjerre thikën duke qëlluar tjetrin. Autori është shoqëruar ne komisariat ndërsa i plagosuri është ne spitalin e Shkodrës.
Shkodër/ Lirimi i hapësirave publike, Beci: I jep qytetit më shumë frymëmarrje
Kreu i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci përmes një video-mesazhi edhe postimi në rrjetet sociale ka reaguar në lidhje me lirimin e hapësirave publike në qytetin e Shkodrës. Ai shkruan se pas 10 ditësh aksion për lirimin e hapësirave publike, shkodranët mbështesin këtë nismë që i jep qytetit më shumë frymëmarrje Sipas Becit aksioni po […]
A e dini se Shkodra mund të bëhej kryeqytet i Shqipërisë? Kush ishte kundër? Çka ndikoi që të mos bëhej?
Më 23 maj të vitit 1924, në Kongresin e Durrësit, Mustafaj Kruja propozoi që qyteti i Shkodrës të bëhej kryeqyteti i vendit. 26 deputetë të kryesuar nga Luigj Gurakuqi, kreu i opozitës dhe peshkopi Fan Noli, nuk e donin Tiranën por Shkodrën si kryeqytetin e tyre. Ky fakt interesant vjen nga Drejtoria e Përgjithshme e […]
Kryebashkiaku Beci pret myftiun e Shkodrës imam Muhamed Sytari, diskutohet edhe për tregun e Zdrales
Shkruan në Facebook kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci: Prita me kënaqësi Myftiun e Shkodrës, Imam Muhamed Sytari. Gjatë këtij takimi biseduam për projektet e përbashkëta mes Myftinisë së Shkodrës dhe Bashkisë, në funksion të zhvillimeve të qytetit. Janë një sërë projektesh që jo vetëm forcojnë bashkëpunimin, por vihen në shërbim të komunitetit dhe banorëve […]
Prezantohet dosja për nominimin e Liqenit të Shkodrës për në UNESCO
Grupi Këshillimor Teknik i Punës ka bërë prezantimin final të dosjes së nominimit të Liqenit të Shkodrës në UNESCO, si Rezervë Biosfere Ndërkufitare. Prezantimi i dosjes u bë gjatë takimit në mjediset e KUB Piramida. Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Shkodër tha se, qëllimi i këtij takimi të fundit ishte, rishikimi i dosjes së nominimit, përpara […]
Liqeni i Shkodrës në UNESCO, mbahet konferenca përfundimtare Shqipëri – Mali i Zi
Në Mal të Zi u mbajt konferenca e përbashkët përfundimtare për përgatitjen e dosjes drejtuar UNESCO-s për shpalljen e Liqenit të Shkodrës si Rezervë Biosfere Ndërkufitare. Konferenca e përbashkët mblodhi mbi 70 pjesëmarrës nga palët dhe grupet e interesit, aktorët lokalë, donatorët, ekspertët, ministritë përkatëse dhe sekretariati i UNESCO-s. Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Shkodër […]
(VIDEO) Kantieri i punës në hyrje të Shkodrës/ Rama: Investim i rëndësishëm
Kryeministri Rama ka publikuar pamjet nga kantieri i punës në hyrje të qytetit të Shkodrës nga Harku i Bërdicës deri tek Ura e Bahçallëkut. Sipas kryeministrit krahas zgjerimit të rrugës, puna është përqendruar në ndërtimin e këmbëve të urës së re të Bahçallëkut. Kreu i qeverisë e ka konsideruar atë një investim të rëndësishëm infrastrukturor […]
Trashëgimia e Arshi Pipës ruhet në Muzeun Historik të Shkodrës
Një vit përpara se të ndërronte jetë, më 1996-ën, studiuesi, filozofi dhe disidenti i njohur Arshi Pipa i dhuroi Shkodrës një nga pasuritë më të çmuara të jetës së tij: bibliotekën personale.Sot ajo ruhet në ambientet e Muzeut Historik të Shkodrës si një thesar me vlerë të jashtëzakonshme kulturore dhe shkencore.Fondi ndahet në dy degë […]
Prezantohet nga grupi i punës dosja për nominimin e Liqenit të Shkodrës në UNESCO
Prezantimi final i dosjes së nominimit të liqenit të Shkodrës në UNESCO si Rezervë Biosfere Ndërkufitare u bë në vijim të takimeve të mëparshme të Grupit Këshillimor Teknik të Punës. Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Shkodër bën me dije se qëllimi i këtij takimi të fundit në mjediset e KUB Piramida, ishte rishikimi i dosjes […]
VIDEO – “Zgjerimi i rrugës dhe ndërtimi i këmbëve të reja të urës”, hyrja e Shkodrës, Beci tregon ecurinë e punimeve
Shkruan në Facebook kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci: Kantieri i punës në hyrje të Shkodrës nga Harku i Bërdicës deri tek Ura e Bahçallëkut. Përveç zgjerimit të rrugës puna është përqendruar në ndërtimin e këmbëve të urës së re të Bahçallëkut. Një investim i rëndësishëm infrastrukturor i qeverisë që i jep Shkodrës një hyrje […]